Ilustrimi: cio.com

Pensionistët sfidojnë moshën, lidhen më shumë me internetin

 

Përkundër se revolucionin teknologjik dhe të internetit nuk e kishin në kohën e rinisë së tyre, pensionerët e Kosovës po e sfidojnë moshën për t’iu përshtatur këtyre ndryshimeve.

Qasja në internet nga ta është rritur në vitin 2019 në raport me vitin paraprak.

Nga të dhënat e anketës së ASK-së, bëhet e ditur se qasje në internet dominohet nga grupmoshat në mes 35 dhe 44 vjeç.

“Edhe në vitin 2019 te personat në ekonomitë familjare që kanë pasur qasje në internet në shtëpi dominon grup mosha 35-44 vjeç ku 20.5% kanë pasur qasje në internet në shtëpi, nga çfarëdo pajisje, krahasuar me vitin 2018 vërehet një rënie prej 0.1%”, thuhet në anketën e ASK-së.

Ajo çka vërehet nga grafiku i ASK-së lidhur me qasjen në internet nga grupmoshat, te të moshuarit nga 65 vjeç e më shuma është rrit interesimi për qasje në internet në krahasim me vitin 2018-të. Nga 8.4 përqind sa ishte në vitin 2018 interesimi u rrit në 9.2 përqind që paraqet një rritje prej 0.8 përqind.

Këto të dhëna u bën të ditura nga rezultatet e anketës së përdorimit të teknologjisë Informative dhe komunikimit 2019.