Pejë, publikuan armë në rrjete sociale, arrestohen 5 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona për armëmbajtje pa leje pasi të njëjtit i kanë postuar fotografitë me armë në rrjete sociale.

Pas identifikimit të personave, Policia ka arrestuar shtetasit L.M. (1995), A.I. (1998), F.I. (1975), ndërsa kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit Xh.I.

Gjatë bastisjes te ky i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar:  një Kallashnikov dhe një karikator të së njëjtës armë, një shufër metalike, një boks hekuri,  tridhjetepesë fishekë të kalibrit 7.62mm.

Të dyshuarit L.M., A.I. dhe F.I. pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarit Xh.I. është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Po ashtu, në rastin e dytë më datë 5 janar 2020 rreth orës 19:00 në fshatin Llabjan të Pejës njësiti i hetimeve të stacionit policor Pejë, ka intervistuar te dyshuarin K.H. (1997), në lidhje me armëmbajtjen pa leje.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit dhe me pëlqimin e pronarit kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një armë automatike AK 47, cal. 7.62x39mm, një karikator, 12 copë fishekë cal 7.62×39 mm, një pistoletë cal. 9×19, një karikator, 12 copë fishekë cal. 9×19.

I dyshuari me vendim të prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.