Peja- foto:kallxo.com

Pejë, i dyshuari kanos bashkëshorten dhe i shkakton lëndime djalit

Një burrë në Pejë ka kanosur bashkëshorten e tij si dhe i ka shkaktuar lëndime djalit të tij.

Ai me këto veprime ka shkelur edhe urdhrin mbrojtës të gjykatës.

Prokuroria e Pejës ka kërkuar paraburgimin e të dyshuarit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i rastit, Ersan Qavolli.

“I njëjti dyshohet për vepër penale të kanosjes lidhur me veprën penale të dhunës në familje, vepër penale të mospërfilljes të gjykatës, dhe vepër penale lëndim i lehtë trupor lidhur me veprën penale dhunë në familje” tha Qavolli.