Prokuroria në Prizren | Foto: KALLXO.com

'PBC - Sh.P.K.' i reagon Prokurorisë së Prizrenit

Kompania ‘PBC – Sh.P.K.’, ka reaguar ndaj një njoftimi të Prokurorisë së Prizrenit.

PBC- Sh.P.K. në reagimin e saj thekson se emri i tyre është përmendur pa të dejtë në komunikatën e Prokurorisë, pasi që subjekt i aktakuzës është një palë tjetër dhe jo kompania e tyre.

Prokuroria e Prizrenit dje njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit të Komunës I. B., nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

 

REAGIMI I PLOTË I PBC Sh.P.K.

Reagim nga kompania PBC Sh.P.K.

Edhepse ne fare nuk jemi pjesë, por meqë është përmendur emri i kompanisë sonë në njoftimin e Prokurorisë së Prizrenit me rastin e ngritjes së akuzës ndaj zyrtarit komunal me emrin I. B. për mos-respektimin e procedurave të brendshme, detyrohemi të theksojmë se:

– Procedura e prokurimit ka qenë e hapur dhe kriter i përzgjedhjes ka qenë çmimi më i ulët;

– Oferta jonë ka qenë me çmimin më të ulët dhe rrjedhimisht, konform legjislacionit në fuqi edhe jemi përzgjedhë për kontratë;

– Shuma e kontratës nuk ka qenë rreth 100,000 Euro, siç shprehet Prokuroria, por ka qenë saktësisht 72,898.98 Euro;

– Projekti për Arkivën elektronike është implementuar konform të gjitha kërkesave të kontratës dhe për këtë, bashkë me këtë reagim po i prezantojmë edhe dëshmitë e pranim-dorëzimit të projektit dhe trajnimit të stafit në arkivën elektronike të dorëzuar, tashmë.

Ndërsa, lidhur me projektin Smart City nuk kemi çka të shtojmë përveç faktit se i njëjti, me kërkesën tonë ka qenë subjekt i procedurave gjyqësore dhe bazuar në provat e dorëzuara në Gjykatë është faktuar se e drejta ka qenë në anën tonë dhe si e tillë është çështje e mbyllur tanimë.

Për fund, por jo për nga rëndësia, pavarësisht që ka skaduar afati i garancionit, ne mbesim në dispozicion të Komunës së Prizrenit, sikurse secilit klient tjetër dhe të bëjmë gjithçka është e mundur që ata të kapitalizojnë sa më mirë investimin dhe të arrijnë pritjet profesionale.