Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Aktakuzë ndaj ish-zyrtarit të Prizrenit për 128 mijë euro dëm Komunës
Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit të Komunës së Prizrenit I. B., nën pretendimin se ai ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
I. B., akuzohet se prej muajit mars e deri në fund të vitit 2016, në cilësi të personit zyrtar në Komunën e Prizrenit, me qëllim të përfitimit të PBC – SHPK nga Prishtina, duke mos respektuar procedurat ligjore, ka paraqitur kërkesë për shpallje të tenderit për projektin “Furnizimin me Sofware digjital për shërbimin e qytetarëve të Prizrenit”, ndonëse një projekt i tillë nuk ishte i planifikuar me buxhetin e vitit 2016.
Me mos funksionalizimin e këtij projekti, sipas Prokurorisë i akuzuari i ka shkaktuar dëm në vlerë rreth 28 mijë euro Komunës së Prizrenit.
Tutje, Prokuroria pretendon se i akuzuari gjatë vitit 2017, në cilësi të personit zyrtar në Komunën e Prizrenit, pa i respektuar procedurat e parapara ligjore dhe pa kërkuar leje nga organet kompetente qendrore, ka paraqitur kërkesë edhe për shpalljen e tenderit për projektin “Arkiva Elektronike”, i cili projekt nuk është funksionalizuar, për çka Komunës së Prizrenit i është shkaktuar dëm në vlerë prej rreth 100 mijë euro.
Kompania ‘PBC – Sh.P.K.’, ka reaguar ndaj një njoftimi të Prokurorisë së Prizrenit.
PBC- Sh.P.K. në reagimin e saj thekson se emri i tyre është përmendur pa të dejtë në komunikatën e Prokurorisë, pasi që subjekt i aktakuzës është një palë tjetër dhe jo kompania e tyre.
REAGIMI I PLOTË I PBC Sh.P.K.
Reagim nga kompania PBC Sh.P.K.
Edhepse ne fare nuk jemi pjesë, por meqë është përmendur emri i kompanisë sonë në njoftimin e Prokurorisë së Prizrenit me rastin e ngritjes së akuzës ndaj zyrtarit komunal me emrin I. B. për mos-respektimin e procedurave të brendshme, detyrohemi të theksojmë se:
– Procedura e prokurimit ka qenë e hapur dhe kriter i përzgjedhjes ka qenë çmimi më i ulët;
– Oferta jonë ka qenë me çmimin më të ulët dhe rrjedhimisht, konform legjislacionit në fuqi edhe jemi përzgjedhë për kontratë;
– Shuma e kontratës nuk ka qenë rreth 100,000 Euro, siç shprehet Prokuroria, por ka qenë saktësisht 72,898.98 Euro;
– Projekti për Arkivën elektronike është implementuar konform të gjitha kërkesave të kontratës dhe për këtë, bashkë me këtë reagim po i prezantojmë edhe dëshmitë e pranim-dorëzimit të projektit dhe trajnimit të stafit në arkivën elektronike të dorëzuar, tashmë.
Ndërsa, lidhur me projektin Smart City nuk kemi çka të shtojmë përveç faktit se i njëjti, me kërkesën tonë ka qenë subjekt i procedurave gjyqësore dhe bazuar në provat e dorëzuara në Gjykatë është faktuar se e drejta ka qenë në anën tonë dhe si e tillë është çështje e mbyllur tanimë.
Për fund, por jo për nga rëndësia, pavarësisht që ka skaduar afati i garancionit, ne mbesim në dispozicion të Komunës së Prizrenit, sikurse secilit klient tjetër dhe të bëjmë gjithçka është e mundur që ata të kapitalizojnë sa më mirë investimin dhe të arrijnë pritjet profesionale.
Kompania ‘PBC – Sh.P.K.’, ka reaguar ndaj këtij njoftimi të Prokurorisë së Prizrenit.

(Lajmi është rifreskuar dhe i është bashkangjitur reagimi i kompanisë “PBC – Sh.P.K.’ me datë 30.12.2020 në ora 12:33)