Pas zhvillimeve në Qeveri, LDK do mbajë konferencë për medie

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të mbajë konferencë për medie sonte në orën 20:00.

“Sot, në orën 20:00, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku mbanë konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qëndrore të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Nuk dihet ende nëse sot do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka publikuar para pak minutave një fotografi me kandidaten për presidente të vendin, Vjosa Osmanin.

Ajo ka bërë të ditur se ndodhen në Kuvendin e Kosovës, në pritje për votimin e presidentes.

“Si gjithherë krenare me formimin e institucioneve të shtetit tim. Në pritje madhështore të votimit të Presidentes tonë. Zoti e bekoftë popullin e Kosovës”, ka shkruar Balje në fotografinë me Osmanin.

Balje publikon fotografi me Osmanin, lë të kuptohet se sonte mund të votohet për presidentin