Ilustrim

Pas vendimit të Qeverisë, menjëherë implementohet ndalimi i Tik-Tok në pajisjet zyrtare

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, më 28.06.2024, ka miratuar propozim vendimin që të ndalojë përdorimin e rrjetit social Tik-Tok në të gjitha institucionet publike.

Sipas këtij vendimi të gjithë zyrtarët publik  janë të obliguar ta largojnë aplikacionin në pajisjet zyrtare.

Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, në pajisjet zyrtare është pamundësuar hapja e këtij aplikacioni.

“Bazuar në politikat e qasjes sëë organizatës suaj, qasja në këtë faqe interneti është bllokuar” – është njoftimi që iu del zyrtarëve publikë kur provojnë të kyçen në Tik-Tok.

KALLXO.com ka siguruar një fotografi të një pajisje zyrtare, nga e cila nuk është e mundur të kyçet në rrjetin social Tik Tok.

Pas vendimit të Qeverisë, menjëherë implementohet ndalimi i Tik-Tok në pajisje zyrtare | Foto: Kallxo.com
Pas vendimit të Qeverisë, menjëherë implementohet ndalimi i Tik-Tok në pajisje zyrtare | Foto: Kallxo.com

Kryeministri Albin Kurti tha që ky vendim ka për qëllim eliminimin e sulmeve kibernetike.

Vendim të tillë ka marr edhe Komisoni Europian në shkurt të vitit 2023, kur kishte ndaluar aplikacionin Tik Tok në telefonat e punonjësve. Komisioni i BE-së u ndaloi punonjësve të tij të përdorin aplikacionin TikTok në telefonat celularë ose laptopët e punës.

Qeveria e Kosovës ndalon përdorimin e Tik Tok-ut në institucionet publike