Pas më shumë se 15 ditë mungese, Klinika e Onkologjisë furnizohet me ‘Herceptin’

Klinika e Onkologjisë, nuk posedonte për më shumë se dy javë ilaçin ‘Transtuzumab’ apo ‘Herceptin’. Ajo tashmë është furnizuar më këtë bari, shumë të nevojshëm për trajtimin e pacientëve të sëmurë me kancer.

Gjatë kohës sa ky bar ka munguar, qytetarët janë detyruar ta blejnë nëpër barnatore private me një kosto mjaftë të lartë.

Lajmin e ka bërë të ditur për KALLXO.com drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi.

“Ju informojmë se Klinika e Onkologjisë është furnizuar me ilaçin Trastuzumab (Herceptin)”, ka thënë ai.

Për çka përdoret ky llojë ilaçi?

‘Herceptina’ përdoret si ilaç në trajtimin e kancerit të gjirit HER 2 pozitiv, si pjesë e mjekimit neoadjuvant, adjuvant apo te format metastatike të kësaj sëmundjeje.

Ky lloj ilaçi ndikon në mbajtjen e sëmundjes nën kontroll, ose zvogëlimin e tumorit nëse përdoret si mjekim neoadjuvat, apo në uljen ose heqjen e metasatazave gjatë mjekimit te format metastatike të sëmundjes.