Pas 16 orësh kërkim, policia gjen trupat e babait dhe të birit që i mori rrjedha e ujit në Shkodër - VIDEO

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se pas 16 orësh kërkimi, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir) në Malësi të Madhe të Shkodrës që i kishte marr rrjedha e ujit si pasojë e vërshimeve.

“Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir)”- thuhet në njoftim.

Në mesditën e djeshme në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).

Derisa, vajza është shpëtuar gjatë ditë së djeshme. Sipas tyre, në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P.R., rreth 50-vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës.

Shqipëri: Rrjedha e ujit merr babë e bir, policia arrin të shpëtojë vajzën e familjes – VIDEO (kallxo.com)