Shqipëri: Rrjedha e ujit merr babë e bir, policia arrin të shpëtojë vajzën e familjes - VIDEO

Policia e Shtetit në Shqipëri kanë njoftuar se si pasojë e vërshimeve, në Malësi të Madhe në Shkodër, rrjedha e ujit ka marrë babë e bir, teksa është shpëtuar vajza e familjes. Ekipet e shpëtimit, thuhet se po punojnë për gjetjen e dy shtetasve, babë e bir.

Policia njoftoi se kanë marrë informacionet se vendin e quajtur “Grykë Lugje”, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës, babai, djali dhe vajza.

Sipas tyre, në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P.R., rreth 50-vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës.

Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.

Në vendngjarje ndodhen  polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve, babë e bir, njofton Policia shqiptare.