Tërmeti në Turqi, Foto: VOA

Pas 147 orëve nën rrënoja nxirret e gjallë një 12-vjeçare në Turqi

Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë arritur të nxjerrin të gjallë një 12-vjeçare pasi kishte mbetur e bllokuar për 147 orë nën rrënojat e një ndërtese në Hatay pas tërmetit shkatërrues, raporton BBC.

Mediat shtetërore turke kanë raportuar të dielën se edhe një 13-vjeçar në Gaziantep është shpëtuar nga ekipet e shpëtimit të cilët e kanë quajtur  “një mrekulli”.

Pamjet nga shpëtimi i vajzës 12-vjeçare, mund t’i shihni në këtë LINK. 

Numri i personave të vdekur në Turqi dhe Siri është rritur në më shumë se 30,000.

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një foshnjë shtatë muajshe nga rrënojat e një ndërtese në Hatay, në Turqinë jugore, 139 orë pas tërmetit vdekjeprurës të së hënës.

Siria nuk ka përditësuar numrin e vdekjeve nga tërmeti që nga e premtja, kështu që numri i vërtetë mund të jetë më i lartë.

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja janë pakësuar dhe në terren ka një ndjenjë se misioni i shpëtimit do të përfundojë së shpejti.

Forca Siriane e Mbrojtjes Civile, ose Helmetat e Bardha, e cila operon në zonat e kontrolluara nga rebelët e vendit, i ka thënë BBC-së se përpjekjet e grupit të kërkimit po mbyllen.