Mot me vranësira dhe diell Dyz, Podujevë - Foto: KALLXO.com

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se në ditët në vijim do ketë mot më jostabil, me shi, shtrëngata dhe në vende të izoluara do të ketë kushte për breshër.

Sipas njoftimit, sot me 23.06.2024 një cilkon me qendër rreth gjirit të Gjenovës, do të ndikojë në çrregullime të kushteve metereologjike në pjesën domunuese të Gadishullit Ballkanik dhe gradualisht ky ciklon do të vendoset në juglindje të kontinetit, duke krijuar kushte të paqëndrushme meteorologjike.

E hënë-Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të intensifikohen duke krijuar mundësi për riga shiu, ndersa në vende të izoluara parashihet reshje breshëri.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

E martë –Moti me diell dhe pjesërisht i vranët.Vranësirat parashihen te sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

E merkurë-Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-2m/s.

E enjte-Mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26- 29gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.

E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12- 15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-6m/s.