Parandalohet kontrabandë me mallra në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 02.07.2024 njësitet policore të kufirit, gjatë realizimit të detyrave të tyre, vëzhgimit të vijës kufitare Republika e Kosovës – Serbi, kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa suedeze.

Sipas Policisë gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar janë gjetur të ngarkuara mallra të ndryshme me pajisje elektronike të përdorura: llaptop, zmadhues të zërimit, shtëpiza kompjuterike, monitorë, radio elektronike, pastaj mall komercial amvisërie (aparat për kafe), motor i motoskafit, një sasi e trotinetëve elektrikë, kositëse e barit me benzinë dhe pajisje e vegla tjera pune.

“Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje, kurse për personin e dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.