Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi në konferencë | Foto: Petrit Rrahmani

Paralajmërimi: 55 Prokurorë Ruajnë Votën

Në një njoftim për media prokuroria e shtetit ka paralajmëruar qytetarët për masat që janë ndërmarrë për të garantuar proces të drejtë të votimit.

“Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme në nëntëmbëdhjetë komunat e Republikës së Kosovës, ka angazhuar 55 prokurorë, të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor “thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në këtë njoftim prokuroria u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast të dyshimtë.