Foto: CNN

Paralajmërim për cunami në bregdetin e Alaskës pas tërmetit prej 8.2 ballësh

Pjesë të Alaskës janë nën paralajmërimet e cunamit pasi një tërmeti prej 8.2 ballësh të Rihterit që goditi brigjet, sipas të dhënave paraprake nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, raporton CNN.

Tërmeti shumë i fortë u shënua rreth 91 kilometra në juglindje të Perryville në Alaska, dhe ndodhi rreth orës 22:15, të mërkurën mbrëma me kohën lokale.

Në 29 kilometra të thellë (46.7 km), tërmeti konsiderohet i cekët. Tërmetet e cekëta janë në thellësi midis 0 dhe 70 kilometra.

Ka pasur të paktën dy goditje të tjera të forta, duke përfshirë një magnitudë paraprake 6.2 dhe 5.6.

Një paralajmërim për cunami, është lëshuar për disa pjesë të vendit, sipas Qendrës Kombëtare të Paralajmërimit të Cunamit.

Ato përfshijnë Alaskën Jugore dhe Gadishullin Alaska, nga hyrja Hinchinbrook, (90 kilometra në lindje të Seward) deri në Unimak Pass, dhe për Ishujt Aleutian, nga Pass Unimak (80 kilometra në verilindje të Unalaska), në Samalga Pass, Alaska, që është 30 kilometra në jugperëndim të Nikollskit.

Policia në Kodiak, qyteti më i madh në ishullin Kodiakut, këshilloi banorët të lëviznin në terren të lartë, duke shtuar se shkolla e mesme ishte e hapur si një vend evakuimi.

Niveli i rrezikut nga cunami po vlerësohet për brigjet e tjera amerikane dhe kanadeze të Paqësorit në Amerikën e Veriut.

 

Përktheu: Emirjeta Vllahiu