Pamje nga vendi ku ruheshin veprat artistike të viteve '70 në hotel "Grand Hotel"

Në emisionin e sontëm në “Kallxo Pernime” po transmetohet dokumentari i xhiruar në shtator të vitit 2017, kur ekipi i KALLXO.com kishte shkuar në hotelin “Grand Hotel” duke kërkuar të shohë punimet artistike që gjendeshin aty që nga themelimi i tij më 1979.

Fjala është veprat e artistëve si Agim Çavdërbasha, Muslim Mulliqi, Sokol Shiroka, Gjelosh Gjokaj, Rexhep Ferri, Matej Rodiqi etj.

Janë mbi 200 vepra të këtij koleksioni që janë shitur për hekur për shkak të ramit.

Gjatë kësaj vizite, u zbulua se për ta hapur derën e dhomës 309 ku ruheshin këto punime, duhet përmes një turjele elektrike (burmashinë) për shkak të izolimit në të cilën ndodheshin nga frika se mund të vidhen nga dikush.

Ekipi i KALLXO.com në këtë hulumtim kishte për udhërrëfyese historianen e artit, Vesa Sahatçiu, njëherësh sinjalizuese e gjithë kësaj çështjeje.

Sahatçiu e kishte quajtur “bekim” faktin që veprat nuk janë keqpërdorur për arsye se njerëzit nuk e kanë ditur vlerën që kanë ato.

Ndërkaq, ish-drejtori i hotelit “Grand Hotel”-it, Rrahim Fazliu, asokohe kishte thënë se veprat ruhen mirë por që po prisnin AKP-në dhe Ministrinë e Kulturës se çfarë të bëjnë me to.

Pasi që Ministria e Kulturës që nga viti 2014 e kishte bërë evidentimin e këtij koleksioni por nuk kanë bërë asgjë deri në vitin 2020.

Emisioni shpalos edhe pamje nga vendi ku mbaheshin veprat në këtë hotel në dhjetor të vitit 2020.

Pas shtatë viteve, rreth 50 vepra të artit pamor nga 27 artistë, nga koleksioni i hotelit “Grand Hotel” në Prishtinë janë ekspozuar të mërkurën e kaluar në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në kuadër të ekspozitës “Grandart 1970-2000″.