Ilustrim

Pamje dramatike të momentit të shpëtimit të një burri spanjoll nga zjarret e furishme - VIDEO

Pamje dramatike të momentit të shpëtimit të një burri spanjoll, i cili ishte në prag të vdekjes nga zjarret e furishme në Zamora të Spanjës.

Angel Martin Arjona po mundohej të mbronte qytetin e tij nga zjarri, duke hapur llogore me një ekskavator.

Në pamjet e agjencisë Reuters ai shihet duke vrapuar ndërsa flakët po digjnin rrobat e tij.

Ai u dërgua në spital me helikopter, ku po trajtohet pas marrjes së plagëve të rënda./VOA