Pacientes me COVID-19 i bëhet transplant i dyfishtë i mushkërive

Një vajze të re, mushkëritë e së cilës i ishin shkatërruar nga koronavirusi, javën e kaluar iu bë një transplant i dyfishtë i mushkërive, në Spitalin Memorial Veriperëndimor në Çikago. Të enjten spitali raportoi se ky ishte transplanti i parë i njohur i mushkërive, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për COVID-19, raporton The New York Times.

Operacioni zgjati 10 orë, ishte më i vështirë, dhe mori kohë disa orë më shumë se shumica e operacioneve të mushkërive, sepse inflamacioni nga sëmundja kishte mbetur në mushkëritë e pacientes.
“Inflamacioni ishte mbështjellë plotësisht në inde rreth tyre, zemër, murin e gjoksit dhe diafragmë,” tha Dr. Ankit Bharat, shef i kirurgjisë torakale dhe drejtor kirurgjik i programit të transplantimit të mushkërive në Northwestern Medicine, i cili përfshin Spitalin Memorial Northwest.

Ai tha se pacientja, një grua në të 20-at që nuk kishte probleme serioze me shëndet, ishte duke u shëruar: “Ajo është zgjuar, ajo është duke buzëqeshur, ajo bisedoi në FaceTime me familjen e saj.”

Por asaj i nevojitet kohë, për t’u shëruar. Ajo është ende nën ndikim të ventilatorit, sepse edhe pse mushkëritë e saj të transplantuara janë në rregull, sëmundja e saj e gjatë i ka dobësuar muskujt e gjoksit, gjë që vështirësojnë frymëmarrjen dhe nevojitet kohë që t’i rikthehet forca.

“Dua të theksoj se kjo nuk vlen për çdo pacient të sëmurë me COVID-19”, tha Dr. Bharat. “Ne po flasim për pacientë që janë relativisht të ri, shumë të shëndetshëm, që nuk ka sëmundje shoqëruese, me mushkëri plotësisht të dëmtuara, që nuk mund të shmangin ventilatorin.”

Për pacientë të tillë, tha ai, lajmi për një transplant të suksesshëm të mushkërive “mund të fillojë diçka”.

Ai poashtu tha se doktorët po monitorojnë nga afër të mbijetuar nga COVID-19 që kanë qenë nën ndikimin e ventilatorëve me dëmtime akute të mushkërive, për ta parë a po shërohen plotësisht, apo kanë shenja që çojnë drejtë transplantit të mushkërive.

Para se të infektohej me koronavirus, pacientja ishte e shëndetshme. Ajo kishte pasur një sëmundje të vogël që i kërkonte të merrte një ilaç që dobësonte disi sistemin imunitar të saj, por nuk ishte e qartë nëse ilaçi e bënte atë veçanërisht të prekshme nga virusi.Ajo ishte e sëmurë për rreth dy javë para se të pranohej në spital më 26 prill. Ajo shpejt kishte nevojë për një ventilator. Gjendja e saj vazhdoi të përkeqësohej, dhe mjekët e lidhën atë me një makinë që pompon oksigjenin direkt në rrjedhën e qarkullimit të gjakut.

Javët kaluan pa asnjë përmirësim, dhe dëmtimi në mushkëri filloi t’i tendosë zemrën dhe mëlçinë. U bë e qartë se mushkëritë e saj nuk do të shëroheshin kurrë, tha Dr. Bharat.

“Ju keni dikë në të njëzetat, i cili është ndryshe i shëndetshëm, kjo vajzë e gjorë,” tha Dr. Bharat. “I gjithë ekipi mendoi se është e vështirë të lejosh dikë të shkojë ashtu. Ne donim t’i jepnim asaj çdo mundësi. Të gjithë do bënin ç’mos për të.”

Më parë, tha ai, kishin debatuar me kolegët e tij se çfarë do të bënin nëse kishin një pacient të ri me dëmtim të pakthyeshëm të mushkërive. Ata kishin dëgjuar për raste të tilla në qendrat e tjera ku kujdesi ishte tërhequr, dhe pacientët vdiqën.

Dukej e arsyeshme të provosh një transplantim të mushkërive. Mjekësia Veriperëndimore kryen 40 deri 50 në vit; Doktor Bharat tha që ai bën shumicën e tyre.

Pacientja ishte vënë në listën e pritjes për një transplant vetëm pasi u testua negative për koronavirus.

Një dhurues u identifikua shpejt, dhe disa ditë më vonë vajza iu nënshtrua operacionit.

Ajo ishte pacientja me gjendjen më të rëndë që i ishte bërë transplant ndonjëherë, tha ai, dhe dëmtimi i mushkërive ishte ndër më të këqijtë që kishte parë ndonjëherë. Një patolog që i ekzaminoi mushkëritë konfirmoi që dëmi ishte i pakthyeshëm.

Studiuesit po i studiojnë ata me shpresën për të mësuar më shumë rreth sëmundjes, për të ndihmuar në gjetjen e një nga përgjigjet e shumë pyetjeve pa përgjigje Dr. Bharat tha: “Cili është dështimi i mekanizmave të riparimit në njerëz që e bëjnë dikë të arrijë në këtë pikë?”

Pacientja duhet të marrë ilaçe që shtypin imunitetin për të parandaluar trupin e saj që të refuzojë transplantin. Ata mund të rrisin rrezikun e infeksionit, tha Dr Bharat.

Pacientja tashmë është testuar disa herë për të parë nëse ilaçet mund të kishin riaktivizuar disi koronavirusin, por deri më tani, ato teste kanë qenë negative.

Përgatiti: Elona Sejdullahu