Osmani uron që fëmijët të kenë më shumë barazi, qasje dhe gjithëpërfshirje (VIDEO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka uruar që ky vit të ketë më shumë barazi, qasje dhe gjithëpërfshirje për fëmijët.

“Sot, kur po e shënojmë këtë ditë të veçantë për ta, uroj që zemra e çdo fëmije të gëzohet përgjithnjë, që mendjet e tyre të mbesin përherë kurreshtare e që në rrugëtimin e tyre jetësor të mirat t’i përcjellin hap pas hapi. Por, këtë vit uroj mbi të gjitha më shumë barazi, qasje e gjithpërfshirje”, ka shkruar presidentja Osmani.

Në zyren e saj, presidentja ka pritur një mysafir të veçantë,.

“Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ditë më parë e prita në zyrën time një mysafir të veçantë. Rijadi, shok imi prej më shumë se një viti, zemërëmbël, na e rikujtoi se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo është zotuar që së bashku me Rijadin dhe gjithë ekipin do të punojnë që të jetësohet qëllimi.

“Ne në Presidencë, së bashku me Rijadin dhe gjithë ekipin, do të punojmë me ngulm që ta jetësojmë këtë qëllim”, ka përfunduar Osmani.