Osmani takon presidentin malazez në kuadër të Samitit për Ukrainën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Zvicër ku do ta përfaqësojë vendin në Samitin e Paqes për Ukrainën.

Në kuadër të samitit, Osmani ka takuar presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, me të cilën ka biseduar për koordinimin në mbrojtjen e paqes./ Dukagjini

“Në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën, me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović diskutuam për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes”, ka shkruar Osmani në Facebook.