Vjosa Osmani në Bruksel | Foto: Komisioni Evropian

Osmani: Përkrahja për liberalizimin e vizave duhet të kthehet në hapa konkretë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar në Samitin e Bashkimit Evropian ka pasur mbështetje nga shtetet për liberalizimin e vizave.

Por, Osmani ka kërkuar që këtë mbështetje me fjalë ta kthejnë në hapa konkretë për Kosovën.

“Fjalët duhet të na kthehen në hapa konkretë. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave. Mendoj se deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të këshillit të ministrave për liberalizim”, tha Osmani në një konferencë për media pas mbledhje.

Sipas Osmanit, këto kanë qenë deklaratat më pozitive që kemi dëgjuar deri më tash për liberalizim, përfshirë edhe vendet që e kanë pasur në të kaluarën kanë hezituar.

Presidentja theksoi që llogarisin në mbështetjen e të gjitha shteteve, pa veçuar asnjë me emër.

“Siç thashë sot në takim ne llogarisim në udhëheqjen e tyre, sepse për sa kohë që lejohet një vakum në Ballkanin Perëndimor, padyshim që Rusia do të përdorë në qëllimet e saj keqdashëse,” shtoi ajo.

Sipas Osmanit kanë dëgjuar shumë deklarata mbështetetëse për Kosovën, për perspektivën evropiane, për liberalizimin e vizave dhe për rreshtimin e Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë.

Në një samit Bruksel më 23-24 qershor,  do takohen liderët e të 27 shteteve të BE-së Bashkimit Evropian (BE), të paraprirë nga një takim i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.