ORCA mbështetë kolegët studentë nga Maqedonia e Veriut

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim përmes një aksioni simbolik ka mbështetur kolegët studentë të Maqedonisë së Veriut pas zvogëlimit të buxhetit për arsimin e lartë për gjashtë milionë.

ORCA përmes komunikatës ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë studentët në mënyrë që këto çështje të ngritën në interes kombëtar për arsim cilësor.

“Duke qenë të informuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që t’a zvogëloj buxhetin për sistemin e edukimit në vlerë prej rreth 12 Milion Euro, me një ulje prej 6 Milion Eurosh vetëm në Arsimin e Lartë, disa studentë aktivistë nga Kosova janë solidarizuar me kolegët e tyre në Maqedoninë e Veriut përmes një aksioni simbolik të mbajtur dje më 18 shtator 2019, para Bibliotekës Kombëtare. Duke qenë dëshmitarë të kësaj situate, studentët e shteteve të Ballkanit Perëndimorë janë në fillesa të një organizimi rajonal i cili do mbetet aktiv në adresimin e nevojave për reforma të thella në sistemin e edukimit në vendet respektive”, thuhet në komunikatë.