Opozita vendos pankarta me mbishkrimin ‘E harruat policinë’ në ulëset e LVV-së e kabinetit qeveritar në Kuvend

Deputetët e opozitës kanë vendosur pankarta me mbishkrimin ‘E harruat policinë’ në ulëset e deputetëve të Vetëvendosjes, si dhe nëpër ulëset e kabinetit qeveritar.

Kjo pasi që grupi parlamentar i Vetëvendosjes para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, në një konferencë për media kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme, në të cilën do të diskutohet për propozim-rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë.

Sipas  LVV-së, që nga java e kaluar PDK-ja ka tentuar të ndryshojë rendin e ditës në seancë, që ka të bëjë me rezolutën për Policinë e Kosovës.

“Ne e vlersojmë qe tendenca e PDK-së dhe PDK-së që nuk votojnë asgjë nuk ak të bejë me gjendjen e Policsë por vetem me arsyetimin se kinse qeveria nuk është e angazhuar sa duhet. Po qendrojmë në miliona marrëveshje nderkombetare të pa votuara” – tha shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila.