OKB-ja konfirmon 64 vdekje dhe 240 civilë të plagosur në Ukrainë

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar të paktën 240 civilë të plagosur, duke përfshirë të paktën 64 të vrarë, gjatë luftimeve në Ukrainë, të cilat shpërthyen që nga pushtimi i Rusisë të enjten.

Sipas OKB-së “shifrat reale janë dukshëm më të larta”, sepse shumë raporte të viktimave mbeten për t’u konfirmuar.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitar, OCHA, e përcolli numërimin të shtunën mbrëma nga zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut, e cila ka metodologji të rrepta dhe procedura verifikimi për numrin e viktimave nga konflikti.

OCHA tha gjithashtu se dëmtimi i infrastrukturës civile ka privuar qindra mijëra njerëz nga qasja në energji elektrike ose ujë dhe ka prodhuar një hartë të “situatave humanitare” në Ukrainë – kryesisht në Ukrainën veriore, lindore dhe jugore.

Zyra e të drejtave të njeriut kishte raportuar herët të premten një numërim fillestar nga stafi i saj për të paktën 127 viktima civile – 25 persona të vrarë dhe 102 të plagosur – kryesisht nga bombardimet dhe sulmet ajrore.

Sot, është dita e katërt e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë./Sky News