Ilustrim, Foto: Facebook / Volodymyr Zelensky

OKB-ja identifikon një varr masiv në Mariupol me rreth 200 trupa

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka identifikuar një varrezë masive në pjesën jugore të Mariupolit, e cila mund të ketë rreth 200 njerëz.

Matilda Bogner, kryesuese e Misionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë, tha se ekipi i saj po përpiqet të vlerësojë shkallën e viktimave civile.

“Për një varr masiv ne kemi qenë në gjendje të marrim informacione satelitore dhe vlerësojmë se një nga ato varre masive mban rreth 200 njerëz”, tha ajo.

Por “kjo nuk do të thotë që të gjithë ata njerëz janë viktima civile”, shtoi ajo – meqenëse numrat e OKB-së nuk përfshijnë vdekjet ushtarake ose ata që vdesin për arsye të tjera gjatë një lufte.

Të paktën 1 mijë e 35 civilë janë vrarë, tha ajo – megjithëse OKB-ja ka thënë vazhdimisht se beson se numri i viktimave është “dukshëm më i lartë” se numrat e saj zyrtarë, për shkak të vështirësisë në verifikimin e raporteve dhe marrjen e informacionit nga zonat e goditura nga lufta.

Në fillim të kësaj jave, komandantët lokalë thanë se mendonin se vetëm numri i vdekjeve në Mariupol mund të ishte më shumë se 3 mijë. Trupat shpesh lihen në rrugë sepse është shumë e rrezikshme për t’i tërhequr, dhe shumë prej tyre më vonë përfundojnë në varreza masive./BBC