Oda e Hotelerisë dhe Turizmit nuk pajtohet me masat e Qeverisë, nuk i përjashtojnë protestat

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës përmes një konferencë për media kanë shprehur pakënaqësinë e tyre kundrejt masave anti-COVID të marra nga Qeveria e Kosovës.

Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, thotë se marrja e masave anti-COVID nga ana e Qeverisë është marrë pa dëshirën e tre.

“Ne si odë kemi kërkuar të bëhet zgjatja e afatit të TVSH-së të bëhet për 5 vite, po ashtu të bëhet subvencionimi i pagave të punëtoreve, të bëhet kompensimi i bizneseve që nuk kanë punuar fare, të bëhet zgjatja e orarit të punës për gastronominë deri në ora 01 pas mesnate e po ashtu të hiqet ora policore. Në kemi dërguar kërkesa edhe Ministrit të ri të Shëndetësisë por ne nuk kemi marrë përgjigje. Vendimi i djeshëm është i njëanshëm”, thotë kryetari

Sogojeva nuk ka përjashtuar edhe protestat në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Edhe Afrim Muqiqi, drejtor i departamentit te estradës ka thënë se nuk pajtohet me vendime e ditës së djeshme.

“Ne i bëjmë thirrje Ministrisë, Qeverisë edhe IKSHPK-së që të rishikojnë edhe një herë vendimin. Ne jemi të anashkaluar nga rimëkëmbja ekonomikë edhe nga masat e reja”, ka thënë Muqiqi.