Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës Hysen Sogojeva

Sogojeva: Kosova qëndron mirë me kuadro për turizëm

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva ka thënë se Kosova qëndron mirë sa i përket kuadrove për turizmin.

Sipas Sogojevës në vend janë rreth tetë shkolla të mesme të cilat kanë profile për turizëm.

“Ekzistojnë diku rreth tetë shkolla të mesme në Kosovë të cilat kanë profile turizëm dhe hoteleri. Është e vërtetë që në fillim ka munguar kuadri. Tash jemi mirë, mundemi me qenë edhe më mirë”, tha ai në Emisionin “Kallxo Përnime”.

Ai ka shtuar se në Kosovë problematike është përdorimi i teknologjive të reja në këtë sektor.

“Vetë teknologjia e hotelerisë, e gastronomisë nuk është në atë nivel ende, nuk kemi ardhur ende në atë nivel që me kërku për shembull fuqi ekstra punëtore, specialiste”, shtoi Sogojeva.

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për turizmin në Kosovë.