OBSH: Situata në Gaza po del 'jashtë kontrollit' 

Situata në Gaza po del “jashtë kontrollit”, paralajmëroi të mërkurën drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në një postim në platformën sociale X, i njohur më parë si Twitter, Tedros tha se furnizimet e OBSH-së kanë mbetur në kufi për katër ditë, duke shtuar “për çdo sekondë që presim për të marrë ndihmën mjekësore, ne humbasim jetë”.

Ai bëri thirrje që “dhuna nga të gjitha anët të ndalet” dhe të ketë qasje të menjëhershme për ta “filluar dërgimin e furnizimeve për jetën” në Gaza.

Të shtunën, Tedros kishte thënë se një aeroplan me furnizime mjekësore të OBSH-së ka arritur në Egjipt afër kalimit Rafah në Gaza.

Me termocentralin e vetëm të Gazës që i mbaron karburanti javën e kaluar, impiantet e shkripëzimit të ujit të detit janë mbyllur dhe uji i pijshëm po mbaron për qindra mijëra civilë.

Spitalet po përballen me mungesë të furnizimeve mjekësore dhe, në disa raste, janë detyruar të nxjerrin morgje të improvizuara nga kamionët e akullores për të menaxhuar ngarkesën e tepërt./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala