Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë po rritet

169 raste të reja me COVID-19 nga 1,119 testime të kryera janë regjistruar sot në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë mbetur të vdekur edhe  dy persona nga coronavirusi duke shkuar në 659 numri i të vdekurëve.

Numri i rasteve aktive është 1,953 raste me COVID-19, ndërsa numri total i rasteve pozitive është 17,591.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 71 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Shtime dhe Shtërpcë.