Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Nuk ka kuorum për votimin e marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur kuorum për për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani tha se vetëm 61 deputet kanë marr pjesë në votim.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka kërkuar nga deputetët të votohet kjo marrëveshje.

“Financimi është parapa të mbuloj disbursimet që janë bërë të masës 4 të pakos fiskale emergjente që lidhet me likuiditetin e ndërmarrjeve publike”, tha ajo duke kërku mbështetjen e deputetëve.

Hekuran Murati në emër të Komisionit për Buxhet dhe Transfere tha se komisioni i ka dhënë rekomandim pozitiv kësaj pike.
Ndërsa në emër të LVV-së Murati tha se LVV nuk mund ta mbështesin marrëveshjen.

Kujtim Gashi, nga PDK tha se përkundër që marrëveshja ka qëllime të mira “ne dyshojmë se bordet e ndërmarrjeve të instaluara nga dy qeveritë Kurti e Hoti do të keqpërdorin mjetet për ndihmë nga kjo kredi”.

Gashi tha ne do të votojnë për miratimin e kësaj marrëveshje.

Edhe AAK përmes deputetit Gazmend Abrashi tha se e mbështesin këtë pikë.