Një tjetër mjek nga Kosova vdes si pasojë e COVID-19

Një tjetër mjek nga Kosova ka humbur betejën me COVID-19. Bëhet fjalë për Sylejman Dulla, anesteziolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputeti Haxhi Avdyli, përmes një postimi në ‘Facebook’.

“Brenda javës Kosova humbi 2 anesteziolog eminent Dr Afrim Tashollin e tash Dr Sylejman Dulla , të cilët ishin në vijë të parë të ballafaqimit me Covid19 , e që fatkeqësisht e humben betejen duke sakrifikuar edhe veten në luftë me këtë armik të padukshëm”, ka shkruar Avdyli.

Vdekjen e anesteziologut kosovar e ka konfirmuar edhe ShSKUK-ja.

“Anesteziologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dr. Sylejman Dulla, ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19. Ai nuk arriti ta mposhtë sëmundjen edhe pas trajtimit disa ditor në QKUK’, thuhet në njoftim.