Një tjetër aksident në Han të Elezit, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor është aksidentuar sot pasdite në Han të Elezit pasi u godit nga një veturë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Major Qazim Reka, nga Policia e Kosovës për Rajonin e Ferizajt.

Sipas tij aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa këmbësori ka pësuar lëndime të lehta.

KALLXO.com sot ka raportuar edhe për një tjetër aksident në Han të Elezit, në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Detajet e policisë për aksidentin në Han të Elezit