Detajet e policisë për aksidentin në Han të Elezit

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksidentin e trafikut që ka ndodhur sot pasdite në Han të Elezit.

Major Qazim Reka nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka thënë për KALLXO.com se nga aksidenti në fjalë janë lënduar dy persona.

“ Njësiti i trafikut është në vend të ngjarjes. Janë dy vetura të involvuara afër kufirit. Dy persona janë të lënduar lehtë”, ka thënë ai.

KALLXO.com ka raportuar për këtë aksident.

FOTO: Aksident në Han të Elezit