Një tërmet me magnitudë 4.2 shkallë godet Bosnjën e Hercegovinën

Një tërmet ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën rreth orës 9:20 të së hënës së 19.02.2024.

Tërmeti me magnitutë prej 4.2 shkallëve, sipas Qendrës sizmologjike Euro-Mesdhetare(EMSC) ka ndodhur 17 kilometra në veri të Sarajevës.

Ky tërmet, sipas kësaj qendre u ndje edhe në Mal të Zi.

Thellësia e tërmetit besohet të jetë 6 kilometra.