Foto: Ilustrim

Një i vdekur nga aksidenti në Lipjan

Një burrë ka vdekur pas një aksidenti mes dy veturave dje në Lipjan.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 19, në fshatin Hallaq, i dyshuari duke drejtuar veturën me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, është aksidentuar me një veturë tjetër.

Si pasojë e aksidentit të dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore dhe janë dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, ku viktima si pasojë e lëndimeve të rënda vdiq.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.