Një grup personash tentojnë të hyjnë nga Serbia në Kosovë, ndalohen në Jarinje

Një grup personash që kanë dashur të hyjnë përmes pikës kufitare në Jarinje për në Kosovë janë ndaluar në pikë kufitare.

Në pamjet qe ka siguruar KALLXO.com shihen disa persona të cilët i përkasin disa grupe të motoristëve të cilët me këngë nacionaliste e thirrje si “Serbia” janë duke vazhduar të qëndrojnë te kufiri.

Ky nuk është rasti i parë që grupe të motoristëve në raste të caktuara janë ndaluar që të hyjnë në Kosovë.

Kjo për faktin se të njëjtit kanë tentuar të hyjnë përmes pikës kufitare Jarinje edhe në të kaluarën në kohë edhe trazirash ndërsa pasi u ishte ndaluar hyrja ata kanë vazhduar që të bëjnë thirrje nacionaliste e në disa raste kanë hedhur edhe mjete piroteknike në pikë kufitare.

Qytetarë të komunitetit serb shënuan sot (28.06.2024) festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, e njohur ndryshe edhe si Beteja e Kosovës e viti 1389.

Për mbarëvajtjen e saj u përkujdes Policia e Kosovës e cila ka thënë se nuk është raportuar asnjë rast i cili ka ndikuar në prishjen e manifestimeve, përveç siç kanë cekur ata të një shoqërimi të një personi në stacionin policor për intervistim.

DIREKT – Përvjetori i ‘Vidovdanit’ – Arrestohet një person në Gazimestan