Nisin punimet në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet, paralajmërohen telashe në komunikacion

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë nisur punimet në rrugën “Isa Kastrati” në drejtim të udhëkryqit në rrugën “24 Maji”.

Ahmeti ka shtuar se për shkak të punimeve që do të zgjasin 60 ditë do të ketë telashe në qarkullimin e veturave.

“Prej sot kanë filluar punimet në rrugën “Isa Kastrati”, në drejtim të udhëkryqit të rrugës “24 Maji”. Ju informojmë se realizimi i këtyre punimeve do të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë. Do të mundohemi që këto pengesa të jenë minimale”, thuhet në postimin e Ahmeti.