Nga nesër, vula apostile dhe vula verifikuese do të lëshohen edhe në Gjilan

Ministria e punëve të brendshme ka njoftuar se do fillojë lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në Gjilan.

“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, do të fillojë lëshimin e vulës apostile dhe vulës verifikuese edhe në Komunën e Gjilanit. Lëshimi do të bëhet më datën 11.11.2020, ditën e mërkurë, nga ora 11:00, në Qendrën për Pajisje me Dokumente/Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve  në Komunën e Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Ministria gjithashtu ka theksuar se për shkak të gjendjes më pandeminë  nuk do të ketë ceremoni zyrtare të organizuar nga Agjenica e regjistrimit civil e MPB.

Agjencia e regjistrimit civil në korrik të këtij viti filloi lëshimin e këtyre vulave apostile edhe në Prizren dhe Mitrovicë.

MPB: Vulat apostile nga nesër ofrohen edhe në Prizren e Mitrovicë