Nga këto komuna janë 27 rastet e sotme të konfirmuara me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK) ka njoftuar se nga 172 mostra të marra sot nga Klinika Infektive, 27 prej tyre janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, rastet pozitive janë: 14 nga komuna e Vushtrrisë, sipas vendbanimit 5 në fshatin Ceceli, 4 në fshatin Mihaliq, 1 në Bajskë dhe 4 në qytet; 5 raste në komunën e Podujevës, 3 në qytet dhe 2 në fshatin Dobërdol; 5 raste në komunën e Fushë Kosovës, sipas vendbanimit në fshatin Bresje; 3 raste në komunën e Mitrovicës, sipas vendbanimit 2 raste në fshatin Vërbnicë dhe 1 në Shipol.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 1.110 raste me COVID-19, 843 janë shëruar dhe 30 kanë vdekur.

U testuan 172 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet