Foto: KALLXO.com

Nesër mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën me 2 maj, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftim.