Ilustrim

Nesër inaugurohet stacioni policor Veriu në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër në ora 13:00 do të mbahet ceremonia e inaugurimit të objektit të stacionit Veriu në Prishtinë.

Stacioni policor Veriu, që ndodhej në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, që nga data 8 nëntor është zhvendosur në objekt të ri në lagjen “Arbëria”.

Duke u bazuar me lokacionin e objektit dhe ridefinimin e zonave kjo lagje ka kaluar nën administrim te stacionit policor Veriu.

Ndërsa, zona territoriale e cila do të kalojë përkohësisht nga stacioni Qendra nën administrim të stacionit Veriu janë pjesa e djathtë (e sipërme) e rrugës “Zagrebi”, “Ahmet Krasniqi” e deri te rrethi (i njohur si rrethi Te Ismeti) i rrugës nacionale Prishtine Mitrovicë.

Zona territoriale e lagjes “Tophane” me kufizim deri në rrugën “Ilir Konushevci” përkohësisht nga stacioni Veri kalon nën administrim të stacionit Qendra.

Sa i përket numrave kontaktues (telefonat fiks) të zyrtarëve që punojnë në kuadër të këtij stacioni mbeten të njëjtit.

Ndërsa numrat kontaktues për raportim: 192 dhe 038- 249-942.

Për të qenë më afër qytetarëve, si dhe orientimin e saktë të tyre, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka vendosur që në objektin e vjetër, për një kohë të shkurtër të mbajë një numër të caktuar të zyrtarëve policorë.

Stacioni policor Veriu në Prishtinë kalon nga “Kodra e Trimave” në lagjen “Arbëria”