Stacioni policor Veriu në Prishtinë kalon nga “Kodra e Trimave” në lagjen “Arbëria”

Stacioni policor Veriu, që ndodhej në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, që nga sot është zhvendosur në objekt të ri në lagjen “Arbëria” (qasje nga rr. “Toni Bler” dhe rr. “Ismail Qemali”).

Sipas Policisë, duke u bazuar me lokacionin e objektit dhe ridefinimin e zonave kjo lagje do të kalojë nën administrim te stacionit policor Veriu.

Po ashtu zona territoriale e cila do te kalojë përkohësisht nga stacioni Qendra nën administrim të stacionit Veriu janë pjesa e djathtë (e sipërme) e rrugëve “Zagrebi”, “Ahmet Krasniqi” dhe Rrethi (i njohur  si rrethi te  Ismeti) i rrugës nacionale Prishtine Mitrovicë.

Zona territoriale e lagjes “Tophane” me kufizim deri në rrugën “Ilir Konushevci” përkohësisht nga stacioni Veriu kalon nën administrim të stacionit Qenda.

Policia njofton se sa u përket numrave kontaktues (telefonat fiks) të zyrtarëve që punojnë në kuadër të këtij stacioni mbeten të njëjtit. Ndërsa numrat kontaktues për raportim: 192 dhe 038- 249-942.

“Për të qenë më afër qytetarëve, si dhe orientimin e saktë të tyre,  Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka vendosur që në objektin e vjetër, për një kohë të shkurtër të mbajë një numër të caktuar të zyrtarëve policorë“ – thuhet në njoftim.