Nesër hapet ekspozita e artistes Lala Meredith- Vula në Prishtinë

Ekspozita “ç’ nuk dija që e kisha ditë…” e artistes Lala Meredith- Vula hapet nesër, (6 prill 2023) në Galerinë e Ministrisë së Kulturës (GMK) në Prishtinë.

Ekspozita do të hapet në ora 18:00 nën tingujt e kompozuar nga John Young.

“Në ekspozitën ‘ç’ nuk dija që e kisha ditë…’ do të prezantohet një instalacion skulpturor dhe një rrjedhë imazhesh të projektuara, të marra nga arkivi i gjerë i krijimtarisë së artistes gjatë viteve” – thuhet në njoftimin e GMK-së për ekspozitën.

Ekspozita është kuruar nga Edi Muka dhe do të qëndrojë e hapur deri më 6 qershor 2023.