Në Prishtinë fillon Festivali Kosovar i Arkitekturës

Edicioni i 10-të i Festivalit Kosovar të Arkitekturës ka filluar sot në kryeqytet.

Këtë vit Festivali do të vazhdojë me fjalimet kryesore në datat 7, 8 dhe 9 korrik dhe do të rikthehet për 2 javë të tjera në mesin e shtatorit.

“Ky vit do të shënojë kthimin tonë të plotë në terren me më shumë se 90% të aktiviteteve të mbajtura në Prishtinë”, ka njoftuar drejtori i festivalit, Bekim Ramku.

Në programin e muajit Korrik janë paraparë 8 ligjërata publike dhe 3 punëtori.

Sipas njoftimit, ligjëruesit e muajit Korrik do të jenë:

5 Korrik Kristina Knauf & Leo Stuckardt, MVRDV

7 Korrik / Joni Baboci; Hussam Dakkak & Perparim Rama.

8 korrik / Jan Liesegang, raumlaborberlin & Luca Molinari

9 korrik / Andres Lepik & Eric Robsky Huntley

Gjatë muajit shtator pritet të mbahen 10 ligjërata, pesë punëtori, shfaqje të filmave dokumentar, intervenime urbane dhe një ekspozitë.