Në mungesë kuorumi, dështon sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit - VIDEO

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet sot për shkak të mungesës së anëtarëve të kryesisë.

Në mbledhje pjesëmarrës ishin kryetari i Komisionit, Glauk Konjufca, nënkryetarja Saranda Bogujevci, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Bahrim Shabani nga grupi multietnik/komuniteti joshumicë.

Përderisa, nga opozita prezent ishte vetëm shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Mbledhja është bojkotuar nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas mbledhjes, deputetja Kusari-Lila tha se Kuvendi do të vazhdojë punën duke u bazuar me atë që ia lejon ligji.

“Një vazhdojmë me punën në Kuvend në bazë të ligjit, sot kemi një seancë e cila është vazhdim e pikave të pa trajtuara nga disa seanca të hapura” – ka thënë ajo.

“Ne do të vazhdojmë me atë që na lejon rregullorja , ligji dhe kushtetuta. Të sigurohemi që në veçanti disa ligje që janë tepër me rëndësi të miratohen gjatë kësaj periudhe kohorte edhe tri javë të mbetura të sesionit pranveror” – shtoi tutje Kusari-Lila.

Tutje deputetja shtoi se sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare, pa qenë 80 deputetë nuk mund të votohen, prandaj, sipas saj, këto marrëveshje tilla mbesin në përgjegjësin dhe obligimin e opozitës.

Sipas deputetes, bojkotimi i opozitës për ta është i papranueshme, kjo pasi ajo tha se ka ligje që presin për votim e që janë me rëndësi për jetën e qytetarëve.

Lidhur me shpërbërje të kuvendit, Kusari-Lila tha se kuvendi për shpërbërje duhet të ketë dy të tretat.

“Ne nuk shohim se ka telashe në Kuvend përpos ato që po i krijon opozita që janë të paqena” – shtoi tutje ajo.

Mbledhja e kryesisë kishte dështuar edhe më 3 korrik 2023. Kusari Lila, kishte thënë atë ditë se mbledhja kishte dështuar në mungesë të nënkryetarit të LDK-së, Kujtim Shala.