Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Në Merdarë arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut, kërkohej nga Policia e Vitisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet se kishte pranuar një shumë të konsiderueshme të hollash nga një qytetar me premtimin se do t’i mundësonte udhëtimin në një shtetet të Evropës.

Sipas njoftimit policor, i dyshuari, A.B. më 8 prill 2023 nga viktima kishte pranuar një shumë të konsiderueshme të hollash nën premtimin që ia kishte dhënë.

Policia ka thënë se arrestimi i të dyshuarit është bërë sot në pikën kufitare në Merdarë dhe se ai ishte në kërkim policor nga hetuesit e stacionit policor të Vitisë.

Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin policor në Viti, ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Po ashtu, është njoftuar se prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale – kontrabandim me migrantë dhe rasti do të dërgohet në prokurorinë themelore.