Në konsullatën e Greqisë në Izmir shqiptarët vendosën një kurorë të zezë në 77 vjetorit të masakrës së Çamerisë

Qytetarët me origjinë shqiptare që jetojnë në Izmir vendosën kurore të zezë me lule para Konsullatës së Përgjithshme greke në Izmir me rastin e 77 vjetorit të masakrës në Çamëri.

Shumë qytetarë me origjinë shqiptare, të cilët u tubuan në Sheshin Konak dhe me pankarte marshuan në drejtim të Konsullatës së Përgjithshme greke në Izmir. Kryetari i Shoqatës së Kulturës Shqiptare “Alaçatı Çeşme” Ibrahim Topal duke bërë një deklaratë në emër të grupit, tha se ata nuk do të lejojnë që masakra të harrohet.

“Ne, shqiptarët e Turqisë, do t’i dalim zot të kaluarës dhe kulturës sonë. Ne do ta përkujtojmë dhe kujtojmë Çamerinë edhe këtë vit ashtu sikurse vitin e kaluar. Është një detyrë për një shqiptar të përkujtojë një ngjarje kaq të poshtër dhe çnjerëzore, të përkujtoj, të kujtojë, të sjellë ndërmend të mos harrohet”, tha ai.

Në masakrën e Çamërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, që filloi në qershor 1944 dhe që vazhdoi deri në mars 1945, nga forcat greke nën komandën e gjeneralit Napoleon Zervas u vranë 2 mijë e 900 burra, 214 gra, 96 fëmijë, u përdhunuan 745 gra, u dogjën 68 fshatra dhe 5 mijë e 800 shtëpi.

Pas masakrës, rreth 35,000 shqiptarë u detyruan të largoheshin nga rajoni i Çamërisë për në Shqipëri, dhe disa për në Turqi.