Ndriçohet ndërtesa e Avokatit të Popullit për nder të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Foto:Institucioni i Avokatit të Popullit/Facebook

Ndriçohet ndërtesa e Avokatit të Popullit për nder të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë

Ndërtesa e Institucionit të Avokatit të Popullit në Prishtinë është ndriçuar për nder të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.

Centre for Equality and Liberty (CEL) përmes një postimi në Facebook ka bërë  të ditur se kjo është hera e parë që Institucioni i Avokatit të Popullit ka ndriçuar ndërtesën me ngjyrat e flamurit të krenarisë.

“Për herë të parë, Institucioni i Avokatit të Popullit ndriqon ndërtesën me ngjyrat e flamurit të krenarisë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë”, thuhet në njoftim.

Më 17 maj shënohet Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.