Ndihmës Sekretari i OKB-së për Europë, Miroslav Jença, Foto: Miroslav Jença/X

Ndihmës Sekretari i OKB-së për Europë, Jença: Përkrahim dialogun Kosovë-Serbi

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Europë në Kombet e Bashkuara, Miroslav Jença, ka folur  për takimin që ka pasur me dy zëvendëskryeministrat e Kosovës, Besnik Bislimin dhe Emilia Rexhepin.

Jença ka thënë se kanë biseduar rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian, e të cilin Organizata e Kombeve të Bashkuara e përkrah.

Ai ka bërë të ditur se ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të besimit reciprok në mes të gjithë komuniteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovë.

“Diskutuam zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, të cilat OKB-ja e mbështet. Theksoi rëndësinë e besimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithëve në Kosovë” – ka shkruar ai në platformën ‘X’ më 22.06.024.

 

Gjithashtu, Jença ka shkruar edhe për vizitën në Mitrovicën e Veriut.

Ai ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë me përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile nga komunitete të ndryshme.

“Ne diskutuam sfidat aktuale të njerëzve në veri të Kosovës dhe mënyrat për të mbështetur më tej ndërtimin e besimit ndëretnik, paqen dhe dialogun” – ka shkruar ai.