Foto: KALLXO.com Ilustrim

Ndalohen dy persona në një lagje në Prishtinë, gjatë kontrollit i’u gjetën mbi 200 pilula ekstazi 

Marihuanë e ekstazi i janë gjetur dy personave në Prishtinë nga ana e policisë pak para mesnatës së 29.06.2024. 

Sipas njoftimit të policisë, zyrtarë policorë në rrugën “Mbreti Bardhyl” në Prishtinë kanë ndaluar dy persona të dyshuar dhe kanë kontrolluar të njëjtit. 

Gjatë kontrollit te të dyshuarit policët kanë gjetur marihuanë dhe 201 pilula të dyshuara si ekstazi. 

Pas kontrollit, policia ka arrestuar të dyshuarit dhe i ka dërguar në stacion policor. Tutje është njoftuar edhe prokurori i shtetit në lidhje me rastin e që ky i fundit ka urdhëruar ndalimin e tyre dhe dërgimin në mbajtje për 48 orë. 

Rasti është iniciuar si posedim i substancave narkotike.